Lajme

Vendos Qeveria: Bëhet obligative bartja e maskave për qytetarët e Kosovës

vendos-qeveria:-behet-obligative-bartja-e-maskave-per-qytetaret-e-kosoves

Bëhet obligative bartja e maskave për qytetarët e Kosovës.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është marrë vendim që maskat të bëhen obligative.

Ministri Armend Zemaj ka kërkuar që të merren masa konkrete pas rritjes së numrit të rasteve ditëve të fundit. Ndër këto vendimi është edhe bartja obligative e maskave.

Sipas këtij vendimi kërkohet që në mënyrë rigoroze të respektohen masat mbrojtëse, përdorimi i maskave, distanca dhe dezinfektimi i hapësirave.

Bartja e maskave është kërkuar të jetë obligative, shkruan Reporteri.

Ministri Zemaj ka thënë se inspektorati obligohet të zbatojë ligjin dhe të merren masa në rastet e moszbatimit të këtyre masave.

Ai ka thënë se do të bëhet Kontroll rigoroz i mbajtjes së maskave në të gjitha hapësirat publike.

Bartja obligueshme e maskave do të jetë edhe për mbajtësit e rendit.

Tjera nga rubrika

Ministrja Haradinaj: Lajçakut ia shpreha indinjatën për vizat

mergata.eu

Thaçi i bindur: Ushtria e Kosovës së shpejti në NATO

mergata.eu

Hoti aprovon emrat e propozuar për zëvendësministra nga Nisma

mergata.eu

NYT: Dështimi i takimit Kosovë-Serbi në Uashington, goditje për Trumpin

mergata.eu

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë: Duhet të bëhemi gati sepse muaji korrik do të jetë i vështirë

mergata.eu

152 raste me koronavirus, 28 të shëruar

mergata.eu