Bota/Rajoni

Vala e dytë e koronavirusit, ky vend është në prag të saj

vala-e-dyte-e-koronavirusit,-ky-vend-eshte-ne-prag-te-saj

Ky shtet është në prag të valës së dytë të koronavirusit.

Kancelari Kurz ka bërë të ditur se numri i infeksioneve në Austri mund të rritet deri në 1 mijë raste në ditë.

Austria po përjeton fillimin e një vale të dytë të infeksioneve me koronavirus. Kështu ka thënë kancelari Sebastian Kurz, ndërsa numri i rasteve të reja po shënon rritje, shkruajnë mediat e huaja.

Nga e premtja deri të shtunën, kombi Alpin me gati nëntë milionë banorë raportoi 869 raste të reja – më shumë se gjysma e atyre në kryeqytetin e Austrisë, në Vjenë.

Kancelari Kurz ka bërë të ditur se numri i infeksioneve në Austri mund të rritet deri në 1 mijë raste në ditë.

“Ajo që po përjetojmë është fillimi i valës së dytë”, citohet të ketë thënë kancelari Kurz në një deklaratë. Ai u ka bërë thirrje popullatës që të përmbahen ndaj masave anti-virus dhe të zvogëlojnë kontaktet shoqërore.

Nga dita e hënë, në Austri janë rikthyer masat për mbajtjen e maskave në secilin dyqan, ndërkohë po nga e hëna të gjithë qytetarët e Vjenës që udhëtojnë për në Zvicër duhet t’i nënshtrohen 10 ditë karantinë (vetizolim), shkruan Albinfo Austria.

Tjera nga rubrika

Do ishte “recetë për katastrofë”, OBSH thirrje shteteve: Mos bëni këtë veprim

mergata.eu

Kutitë e votimit u mbyllën, rezultate të papritura në Dibër

mergata.eu

Me këto kushte, Qeveria e Maqedonisë vendosi që të hapen gjithë pikat kufitare

mergata.eu

Pamje të rënda nga spitalet e Libanit: Njerëzit kërkojnë me dëshpërim të afërmit e tyre

mergata.eu

Rritet numri i të infektuarve, Gjermania kthen karantinën në këtë qytet

mergata.eu

Historia e çuditshme e kimikateve që e shkaktuan shpërthimin në Bejrut

mergata.eu