Mërgata Shqiptare
Kosova

“Urime Kosovë”, Haradinaj jep lajmin e madh për liberalizimin e vizave

Kosova mbetet vendi i vetëm i izoluar në Evropë.

Kryeministri i Republikës së Kosovës duke iu referuar një shkrimi që është bërë në gazetën gjermane Frankurter Allgemein, ka njoftuar përmes një postimi në llogarinë e tij Facebook se Gjermania konfirmon mbështetjen e Kosovës në liberalizimin e vizave.

Tutje kryeministri ka thënë se Kosova ka krijuar ekipin e saj për të bashkëpunuar me Qeverinë gjermane, që ky proces të finalizohet sa më parë.

Image may contain: car, text and outdoor

Ky është postimi i Haradinajt:

Gjermania edhe njëherë konfirmon mbështetjen e Kosovës për liberalizimin e vizave.

Në publikimin e radhës të FAZ, theksohet mbështetja e Ministrit të Brendshëm të Gjermanisë, Seehofer për procesin e liberalizimit të vizave, duke e konsideruar të justifikueshme kërkesën e kosovarëve për të lëvizur të lirë dhe duke këmbëngulur që Kosova përmbushë kriteret e nevojshme për këtë proces.

Një mbështetje të madhe këtij procesi i ka dhënë edhe deputeti i Partisë së Gjelbër Manuel Sarrazin, derisa në korrik të 2018-tës, Komisioni i BE-së konfirmoi se Kosova ka përmbushur të gjitha kërkesat, e po të njëjtin vlerësim vendi e mori edhe nga Parlamenti Europian.

Tani Kosova ka krijuar ekipin e saj për të bashkëpunuar me Qeverinë gjermane, që ky proces të finalizohet sa më parë .

Kosovarët, tashmë e kanë marrë PO-në e madhe nga Gjermania, për ta jetësuar të drejtën e tyre për lëvizje të lirë.
Urime Kosovë!

TË ngjajshme

Momenti i grabitjes së një lokali në qendër të Prishtinës, kamerat kapin pamjet

lajme

Nderron jete Selami Jupolli nga Podujeva

lajme

Geta Beqa publikon momente intiime me bashkëshortin e saj

lajme
error: Artikull i mbrojtur !!