Mërgata Shqiptare
SPORT

Ramiz Lladrovci u bën thirrje tifozëve të Feronikelit të mos paraqesin mesazhe raciste

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcit, në prag të ndeshjes së Feronikelit kundër Slovan Bratisllavës u ka bërë thirrje tifozëve të përmbahen nga thirrjet fyese.

Feronikeli do ta presë kampionin e Sllovakisë, Slovan Bratislavan, për ndeshjen kthyese të rrethit të dytë kualifikues në Ligën e Evropës. Në këtë ndeshje, drenicasve u duhet fitore me rezultat 1:0 apo çfarëdo fitore tjetër me epërsi prej dy golash.

“Ftoj tifozërinë tonë besnike “Tigrat e zi” por edhe shikuesit që sonte do të jenë në tribunat e stadiumit për të përcjellur ndeshjen me Sllovanin, të mos bëj asnjë thirrje të dënueshme nga UEFA, të mos bart asnjë flamur apo shenjë që do të nxiste marrjen e masave kundër klubit tonë, Ferronikelit”.

Rent A Car Onix

Lladrovci tutje thekson se sonte është në ndeshje historike për futbollin e Kosovës, me synim për të kaluar në raundin tjetër të fazë së kualifikimeve për EUROPA LEAGUE.

“Sonte e kemi një ndeshje shumë të rëndësishme, për të luajtur kundër Sllovanit të Bratisllavës. Ferronikeli, klubi ynë i zemrës, ka një rast të mirë për të çuar përpara historinë e klubit dhe futbollit të Kosovës. Sonte, presim nga Ferronikeli të zhvillojë lojë e mirë dhe fer, ashtu siç di ta bëj gjithmonë, gjithsesi, me synim eliminimin e kundërshtarit nga gara.”

I pari i Drenasit ka përmendur thirrjet e turpshme të tifozërisë të ekipit sllovak, por sipas tij nuk duhet të përdorët e njejta metodë nga “Tigrat e Zi”.

“Javën e kaluar, ne kemi qenë dëshmitar të thirrjeve të turpshme nga tifozëria në Bratisllavë, të dënueshme nga UEFA. Ne nuk duhet të hamkmerremi sepse nuk do t’i bëjmë mirë as klubit tonë, as Republikës tonë, Kosovës.”

Ai i ka ftuar tifozët që maksimalisht të japin përkahje në këtë ndeshje.

“Ftoj qytetarët futbolldashës, të vijnë në stadiumin “Fadil Vokrri”, ta përcjellim ndeshjen, sepse ka mjaft bileta pa pagesë dhe shumë tribuna do të jenë të lira për shikues pa pagesë. Ne duam të ofrojmë një atmosferë që dëshmon se jo vetëm loja e Ferronikelit është e shkëlqyer, por edhe përkrahja nga futbolldashësit është e shkëlqyer.Ne presim fitore, ne duhet të fitojmë, sepse jemi më të mirë, përkundër referimit në dy ndeshjet e shkuara. Kjo fitore i duhet klubit tonë të zemrës, i duhet vendit tonë dhe historisë së futbollit të Kosovës!”.

Rent A Car Onix

TË ngjajshme

Hazard i jep mbështetje Sarrit: Ne të gjithë po luajmë për ju

lajme

Real Madrid 0-3 Barcelona, notat e lojtarëve

lajme

Arsenali e shkatërron Bournemouthin

lajme
error: Artikull i mbrojtur !!