Lajme

Nënshkruhet marrëveshja për financimin e “Autostradës së Paqes” që lidh Prishtinën me Nishin

nenshkruhet-marreveshja-per-financimin-e-“autostrades-se-paqes”-qe-lidh-prishtinen-me-nishin

Është nënshkruar marrëveshja për financimin e “Autostradës së Paqes” që do të lidhë Prishtinën dhe Nishin.

Pas marrëveshjes së nënshkruar në Uashington nga Kosova dhe Serbia më 4 shtator, gjatë ditës së sotme janë nënshkruar edhe Letrat e Interesit, për të ndihmuar financimin e ndërtimit të “Autostradës së Paqes”, e cila është njëra ndër pikat e marrëveshjes ekonomike të nënshkruar në Shtëpi të Bardhë.

Këto letra janë nënshkruar nga kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit në SHBA, Adam Boehler dhe kryetari i Bankës së Eksport-Importit, Kimberly Reed, për financimin e projektit që parashihet të lidhë Nishin dhe Prishtinën.

“Autostrada e Paqes do të drejtojë zhvillimin ekonomik dhe integrimin rajonal duke lidhur Nishin dhe Prishtinën. Ai do të shërbejë gjithashtu si një simbol i fuqishëm i marrëdhënies së re, transformuese midis këtyre vendeve fqinje”, tha Boehler.

Ai po ashtu shtoi se “DFC, në partneritet me EXIM, është angazhuar për avancimin e këtij procesi paqësor duke investuar në projekte që krijojnë vende pune dhe sjellin përfitime të qëndrueshme ekonomike për të dy vendet”.

Ndërsa, kryetari i Bankës së Eksport-Importit, Kimberly Reed u shpreh se projekti në fjalë është hap i rëndësishëm drejt bashkëpunimit mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Autostrada e Paqes është një hap i rëndësishëm drejt bashkëpunimit ekonomik midis Beogradit dhe Prishtinës dhe unë përgëzoj punën e Presidentit Trump dhe të gjithë administratës mbi këtë marrëveshje historike,” tha në anën tjetër Reed.

Është bërë e ditur po ashtu se këto dy institucione në fund të këtij muaji planifikojnë të dërgojnë delegacione në Beograd dhe Prishtinë për të çuar përpara punën në Autostradën e Paqes dhe projekte të tjera.

Tjera nga rubrika

Rexhep Selimi i drejtohet Kryeministrit Hoti në Kuvend: Na turpërove në Bruksel

mergata.eu

Shpend Ahmeti kërkon të mos ndjeken testimet e kontakteve, propozon 8 ide të reja

mergata.eu

Von Cramon: S’kam ndërhyrë tek Specialja

mergata.eu

Skënder Hyseni flet në telefon me Grenell, tregon për çka biseduan

mergata.eu

BIK’u merr këtë vendim për faljen e Bajramit

mergata.eu

Lajmi i fundit nga Klinika Infektive për gjendjen e pacientëve të prekur me koronavirusi

mergata.eu