Lajme

MSH s’ka vendosur rreth lehtësimit të masave as pas rënies së infektimet nga Covid-19

msh-s’ka-vendosur-rreth-lehtesimit-te-masave-as-pas-renies-se-infektimet-nga-covid-19

Bien infektimet nga koronavirusi, MSH’ja ende s’ka vendosur rreth lehtësimit të masave.

Ditëve të fundit në Kosovë ka rënë numri i të infektuarve me koronavirus, mirëpo autoritetet akoma nuk kanë marrë asnjë vendim për lehtësimin e masave.

Numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka arritur në 14 mijë e 763 dhe janë regjistruar gjithsej 601 viktima nga ky virus.

Mirëpo, pavarësisht këtyre shifrave, ditëve të fundit është vërejtur dukshëm rënia e rasteve të reja të infektuarve me koronavirus, por edhe të viktimave.

Pavarësisht kësaj, Ministria e Shëndetësisë (MSH), ende nuk ka marrë vendim për lehtësimin e masave.

Nga kjo ministri kanë bërë të ditur se këtyre ditëve kanë qenë të fokusuar në shkolla dhe se ditëve të ardhshme do të rivlerësohet situata epidemiologjike për të ardhur në ndonjë vendim për lehtësimin e masave.

“Këtyre ditëve fokusi ka qenë tek shkollat, por ditëve në vijim, do të rivlerësohet situata epidemiologjike para se të ndërmerret çfarëdo vendimi”, thuhet në përgjigjen e MSH-së për lajmi.net.

Theksojmë se më 26 gusht të këtij viti, ka hyrë në fuqi Ligji për pandeminë, ku edhe masat kundër përhapjes së koronavirusit sipas këtij ligji janë mjaft të rrepta.

Tjera nga rubrika

Mustafa flet për postin e Presidentit: Do të jetë temë e diskutimit me AAK-në

mergata.eu

Valbon Krasniqi emërohet u.d. i Drejtorit të SHSKUK’së pas shkarkimit të Sejdiut

mergata.eu

‘Dorëzohet’ Vuçiq, pranon se dallojnë dëshirat dhe realiteti për Kosovën

mergata.eu

Shkeli marrëveshjen, nuk është partner i besueshëm, Haradinaj e lajmëron presidentin serb te Trumpi

mergata.eu

Kryeministri Hoti ngushëllon Ramën për vdekjen e nënës

mergata.eu

Rama tregon marrëveshjet me kryeministrin Hoti: Dogana e Kosovës të vendoset në Portin e Durrësit

mergata.eu