Ekonomi

Kryeministri Hoti u premton mbështetje prodhuesve të qumështit

kryeministri-hoti-u-premton-mbeshtetje-prodhuesve-te-qumeshtit

Qeveria u premton mbështetje prodhuesve të qumështit.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa dhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka pritur sot në takim prodhuesit e qumështit, me të cilët ka diskutuar për sfidat me të cilat po përballet ky sektor gjatë kohës së pandemisë, si dhe për mundësinë që Qeveria e Kosovës t’u dalë në ndihmë.

Siç njofton kumtesa nga kryeministria, përfaqësuesit e prodhuesve të qumështit e njoftuan kryeministrin Hoti për sfidat me të cilat është duke u ballafaquar ky zinxhir prodhues si pasojë e pandemisë COVID – 19, për prodhimet e tyre që po mbesin pa u plasuar në treg, në të njëjtën kohë kërkuan mbështetjen e kryeministrit Hoti dhe të Qeverisë së Kosovës për tejkalimin e kësaj situate.

Kryeministri Hoti tha se Qeveria është e gatshme për ta ndihmuar këtë sektor brenda mundësive ligjore dhe financiare.

“Qeveria e Kosovës është duke punuar me përkushtim për mbështetjen e sektorit privat dhe të prodhuesve vendës dhe përmes ministrive të linjës do të gjenden mënyra të përshtatshme për përballimin dhe tejkalimin e sfidave, me të cilat po përballen prodhuesit tanë, duke përfshirë edhe prodhuesit e qumështit”, theksoi kryeministri Hoti, i cili kërkoi që Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ta shtojë kontrollin në terren për të siguruar ndarje të qartë të produkteve me bazë qumështin e freskët.

Tjera nga rubrika

Heqin dorë nga tregu i Serbisë prodhuesit kosovarë

mergata.eu

Paralajmërohet ndërtimi i një rrugë të re që e lidh Fushë Kosovën me Prishtinën

mergata.eu

Fillon fushata e korrjeve, premtoohet dyfishim i subvencioneve për bujqësi

mergata.eu

Kur do të bëhen me pagesë autostradat e Kosovës?

mergata.eu

Ministri Abrashi: Kosova rihap aeroportin brenda dhjetë ditësh

Administrators

Gjunjëzohen hoteleria dhe turizmi nga masat e pandemisë, kërkohet ulja e TVSH-së dhe ndihmë prej 1 miliard eurosh

mergata.eu