Mërgata Shqiptare
Futboll Showbiz

Futbollisti i Tottenham publikon gabimisht videon duke bërë…

Ish-sulmuesi i Tottenham, Clinton N’Jie, ka kërkuar falje pas publikimit të një videoje ku ai shfaqej duke bërë seks në rrjetet sociale.

N’Jie kompletoi transferimin nga Marseille te Dinamo e Moskës javën e kaluar për 5 milionë euro dhe ka shpjeguar se po shikonte lajmet që flisnin për të kur ndodhi aksidenti

Pasi e kuptoi atë që kishte bërë, ai e fshiu menjëherë videon dhe lajmëroi se ishte bërë fjalë për një keqkuptim. “Më vjen keq, kisha pirë shumë. Festova kontratën e re dhe doja të lexoja lajmet. Shtypa butonin e gabuar”, ka thënë N’Jie.

Rent A Car Onix

N’Jie ka luajtur për dy vite me Tottenham, nga 2015-ta në 2017-ën, por nuk ka arritur të sigurojë një vend në formacionin e parë nën urdhrat e Pochettino-s. Ai luajti vetëm tetë ndeshje në Premier League me “Spurs”, por nuk arriti të shënonte asnjë gol dhe u shit te Marseille.

Ai ka patur vështirësi për të gjetur hapësira me ekipin e Ligue 1 sezonin e kaluar, por arriti të shënonte 3 gola dhe të jepte 2 asiste në 17 ndeshje të luajtura në kampionat.

N’Jie ka nënshkruar për katër vite me Dinamon e Moskës.

Rent A Car Onix

TË ngjajshme

Guangzhou Evergrande ofron 50 milionë euro për Malcomin

admin

Notat e lojtarëve: Athletic Bilbao 0-0 Barcelona, Ter Stegen dhe Raul Garcia më të mirët

admin

Notat e lojtarëve: Arsenal 1-3 United, shkëlqejnë sulmuesit në fitoren e tetë rresht

admin
error: Artikull i mbrojtur !!