Lajme

Flet ambasadori i Izraelit në Beograd, thotë se njohja e Kosovës nuk ndikon në raportet me Serbinë

flet-ambasadori-i-izraelit-ne-beograd,-thote-se-njohja-e-kosoves-nuk-ndikon-ne-raportet-me-serbine

Ambasadori i Izraelit në Beograd ka thënë se njohja e Kosovës nuk ndikon në raportet me Serbinë.

Ambasadori i ri i Izraelit në Beograd, Yahel Vilan, tha sot se Izraeli ende nuk e ka ndërmarrë veprimin zyrtar për njohjen e Kosovës.

Ai tha se njohja është gjithsesi pjesë e marrëveshjes së fundit të arritur në Uashington mes shteteve dhe beson se nuk do të ndikojë në raportet mes Serbisë dhe Izraelit.

“Sa i përket çështjes së Kosovës, ne kemi një deklaratë nga kryeministri i Izraelit për njohje reciproke mes Izraelit dhe Kosovës. Deri tash s’kemi marrë veprime në terren, por kjo është pjesë e marrëveshjes së nënshkruar në Uashington”.

Kosova e Serbia më 4 shtator në Uashington nënshkruan zotimet për “normalizim ekonomik”, pas së cilës u njoftua njohja e Kosovës nga Izraeli.

Tjera nga rubrika

Kryeministri Hoti bën këtë paralajmërim për muajin shtator

mergata.eu

AAK: Projektligji për vlerat e UÇK-së nuk është garë politike

mergata.eu

Kusari – Lila: Komisioni hetimor për menaxhimin e situatës me pandeminë me fokus në dy qeveri

mergata.eu

Marko Gjuriq: Hoti po e varros dialogun

mergata.eu

Pas takimeve të ndara, fillon takimi i përbashkët Hoti-Vuçiq në Bruksel

mergata.eu

Pas tetë orësh Ali Ahmeti përfundon intervistimin për Specialen, vazhdon nesër

mergata.eu