Mërgata Shqiptare
Kosova

E konfirmon Shakahoxha: Hysaj ka nënshkruar me gjigantin e madh evropian

Gazetari i njohur shqiptar, Dritan Shakahoxha, ka pohuar se Elseid Hysaj ka nënshkruar me Interit, fanellën e të cilit do ta bartë nga sezoni i ardhshëm. Mario Giuffredi, menaxheri i Elseid Hysajt, konfirmoi të hënën se Atletico Madridi i ka bërë Napolit ofertë për mbrojtësin shqiptar, të cilën e vlerëson si shumë të ulët, raporton Gazeta Express. Giuffredi foli të hënën për Radio CRC për situatën e yllit të Kombëtares së Shqipërisë, i cili do të largohet nga Napoli këtë verë.

Fotografia e Rent A Car Onix

Pas fitores së Shqipërisë 2:0 ndaj Moldavisë në kualifikime për Kampionatin Evropian 2020, Shakahoxha tha në studion e SuperSportit se Hysaj ka nënshkruar marrëveshje me Interin dhe se tani pritet vetëm konfirmimi zyrtar. Për Hysajn interesim kanë shprehur Juventusi dhe Atletico Madridi, me këtë të fundit që ka bërë ofertë për të tashmë. Ndërkohë, vetë Hysaj u pyet për të ardhmen e tij pas ndeshjes të martën, por refuzoi të zbulojë detaje. “E ardhmja ime? Pushimet! Pushimet që mezi po i pres, sepse ishte sezon i lodhshëm. Kam edhe dy vite kontratë me Napolin, do të ulem dhe do të flas”, tha Hysaj.

TË ngjajshme

Pronari i ETC Të rit jan qu pesh Rrogat janë 500 deri në 1.500 Euro por spo dojn më punu

lajme

74 vjetori i gazetës “Rilindja”

admin

Seldi lajmërohet pas ndarjes nga Mimoza, por çka po ndodh me të

admin
error: Artikull i mbrojtur !!