Mërgata Shqiptare
Aktivitete Jeta në Zvicër

Komuniteti Shqiptar në Gjenevë organizon Seancë Informacioni për të rinjët tanë

Të nderuar,

Me qëllim të informimit të qytetarëve nga komuniteti shqiptar, në lidhje me mundësitë e ndryshme për financimin e shkollimit në Gjenevë dhe mundësive tjera për arritjen e kualifikimeve të caktuara, organizojmë një seance informimi. Kryesisht në lidhje me shërbimet e ofruara nga Zyra për Orientim, Shkollim Profesional dhe të Vazhdueshëm (OFPC – Office pour l’orientation, la formation professionnelle et continue).

Në kuadër të Departamentit të Arsimit Publik dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët për trajnim profesional OFPC

  • u ndihmon të rinjve dhe të rriturve të hartojnë dhe realizojnë projektet e tyre shkollore ose profesionale;
  • është përgjegjëse për aplikimin e ligjeve kantonale dhe federale mbi trajnimin profesional;
  • ofron shërbime të ndryshme të përshtatura për nevojat e publikut, në aspektin e informacionit, orientimit, trajnimit profesional dhe të vazhdueshëm, financimit të studimeve të larta dhe profesionale, përfshirjen në punë, njohjen e diplomave e tjera.

Këto shërbimet ofrohen pa pagesë dhe pa takim, nga profesionistët adekuat. Gjatë këtij takimi do të mund të shtroni pyetje të ndryshme, kurse përgjigjet do të merrni nga Znj. Arbërie Fejzi,

Takimi mbahet me 26 shkurt 2019 nga ora 18h30 në

Rue Prevost Martine 6 (salla nr. 1)

1205 Geneve

TË ngjajshme

Sa vite duhet të punoni në Zvicër për t’u bërë milioner

admin

Cili është numri i bankierëve shqiptarë në bankat zvicerane?

admin

Kosova është e rëndësishme për Zvicrën, flet deputeti Sommaruga

admin
error: Artikull i mbrojtur !!