Mergata

235.000 euro për prindërit kosovarë që humbën dy fëmijët në aksident

235.000-euro-per-prinderit-kosovare-qe-humben-dy-femijet-ne-aksident

Fatkeqësia e rëndë pati ndodhur në vitin 2014, gjatë rrugës për në Kosovë, natën në autostradën perëndimore: Makina e një familjeje ishte goditur nga një shofer i dehur që po ngiste në drejtimin e gabuar të rrugës, shkruan krone.at. Prindërit kishin mbijetuar ndërsa dy fëmijët e tyre, humbën jetën, transmeton albinfo.ch. Tani gjykata më e lartë e Austrisë ka dhënë 235,000 euro në emër të kompensimit. Dhe bëri një deklaratë themelore në temën e kompensimit për të mbijetuarit.

Familja ishte nisur më 29 korrik 2014 nga landi gjerman, Baden-Württemberg ndërsa destinacioni i tyre ishte Kosova. Pas një udhëtimi prej shtatë orësh, kishin arritur në Wels (Austria e Epërme), përcjell albinfo.ch. Pastaj përpara u doli shoferi i dehur dhe ndodhi më e keqja…

Kryefamiljari ishte përpjekur të parandalonte përplasjen por më kot. Dy fëmijët e tij vdiqën menjëherë, ndërsa ai dhe gruaja e tij kaluan me lëndime të lehta. Ashtu si edhe shoferi shkaktar i aksidentit, i cili u dënua me dy vjet burg efektiv, për sjelljen e tij veçanërisht të pavëmendshme.

Padi për shkak të “gjendjes së shkatërruar emocionale”

Prindërit pastaj kanë iniciuar procesin gjyqësor, duke u ankuar për veten dhe për fëmijën e tyre tjetër, që nuk ishte në makinën e aksidentit, transmeton albinfo.ch. Ankesa kishte të bënte kryesisht me gjendjen e tyre të shkatërruar mendore, e cila nuk ishte përmirësuar as disa vite pas tragjedisë.

Në fund, sigurimi i automjeteve u desh të paguante 235,000 euro kompensim, përfshirë këtu edhe shumën që ishte transferuar para gjykimit, përcjell albinfo.ch. Kompensimi për dhimbjen dhe vuajtjen përshkruhet në gjykim si vijon: “është një satisfaksion për të gjitha vështirësitë që personi i dëmtuar duhet të durojë si rezultat i dëmtimit”.

Refuzohet kërkesa për kompensim më të lartë

Gjykata ka hedhur poshtë kërkesën për kompensim më të lartë. Përcaktuese  për shumën është “pamja e përgjithshme e dëmtimit fizik dhe mendor”, përcjell albinfo.ch. Fakti që kanë humbur jetën dy fëmijë nuk mund të çonte në një “shumëzim aritmetik” të dëmshpërblimit për dhimbjen dhe vuajtjen.

The post 235.000 euro për prindërit kosovarë që humbën dy fëmijët në aksident appeared first on Albinfo.

Tjera nga rubrika

Kosovari vret të renë e tij, mendohet të ketë qenë vetëmbrojtje

mergata.eu

Dikur pjatalarës, sot biznesmen dhe politikan

mergata.eu

Huqja e laboratorit të Devollëve, ja rasti konkret

mergata.eu

Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë për shkak të përhapjes së virusit

mergata.eu

Miratohet Vendimi për krijimin e bazës shtetërore për studentët shqiptarë jashtë vendit.

mergata.eu

Ministri Selimi bashkatdhetarët i vlerëson si ‘zë i fuqishëm i Kosovës’

mergata.eu